Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit, Meta jep përgjigje për 70 pyetjet e ngritura

0 178

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur në orën 10:08 seanca e tretë për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në ambientet e Kushtetueses mbërritën Taulant Balla dhe Koltilda Bushka nga mazhoranca, ndërsa presidenti do të përfaqësohet nga jursitët e presidences.

Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor. Ndërsa një tjetër moment ku u ndal mbrojtja e Presidentit ishte fakti se Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin.

Përfaqësuesit e kreut të shtetit cituan përcaktimin e Kushtetutës se Kuvendi nuk mund të kryejë asnjë hetim parlamentar në 4 muajt e fundit të mbarimit të mandatit. Ndërkohë, pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre.

Ishte pikërisht volumi i pyetjeve që bëri që juristët e Presidencës të kërkonin 48 orë kohë për të kthyer përgjigje. Nëse Ilir Meta do të shkarkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese me pretendimet e maxhorancës për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ai bëhet Presidenti i parë që mbyll mandatin para kohe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.