Nis testimin vaksina italiane, dozën e parë e merr një 21-vjeçar

0 276

Kur lufta me pandeminë Covid-19 është e madhe dhe shifrat janë të frikshme, ka bërë që Italia të prodhojë vetë vaksinën anti-covid. Në shtetin fqinj po zhvillohet faza e parë e eksperimentit të vaksinës italiane ”Rottapharm Takis”. Mediat italiane shkruajnë ndër të tjera se doza e parë e kësaj vaksine do t’i injektohet një 21-vjeçari, i cili ka dalë vullnetar në spitalin San Gerardo në Monza.

Studimi i fazës së parë të vaksinës është duke u zhvilluar edhe në Spallanzani në Romë, si dhe në Institutin Pascale në Napoli, pas autorizimit të Aifa dhe Komitetit të Etikës Spallanzani.

Shumë rajone në Itali po ndryshojnë ngjyrën, me Lombardinë, Marche dhe Piemonte në portokalli dhe Basilicata dhe Molise, me të kuqe. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka paralajmëruar se javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta, pasi kurba e infektimit po rritet ndjeshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.