Nis vaksinimi në Shkodër, Manastirliu: Pas mjekëve edhe të moshuarit

0 336

Pas Tiranës, ka nisur sot në Shkodër procesi i vaksinimit anti-covid për mjekët infermierët dhe të moshuarit. I pari që bëri vaksinën anticovid ishte drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti, për të vijuar me mjekët dhe infermierët e tjerë dhe më pas në azilin e të moshuarve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se sot do të kryhen 150 vaksinimet e para dhe do të rritet në ditët në vijim. Në nisje të procesit të vaksinimit në Shkodër përveç ministres Manastirliu ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.

“Sot fillojmë vaksinimin e përqëndruar në Shkodër, kemi organizuar fillimin e vaksinimit për mjekët e infermierët dhe pavijonin Covid që tashmë është hapur në Shkodër dhe Durrës. 150 vaksinimet e para në ditët e ardhshme do të rritet dhe gjithashtu do jemi dhe në azilin e Shkodrës procedura në bazë të listës emërore për mjekët dhe sistemin që lidhet në kohë reale se kush vaksinohet. Vaksinatorët janë të trajnuar. Drejtori i Spitalit Rajonal nis i pari për të dhënë shembullin dhe pas vijnë mjekët e spitalit të Lezhës dhe do jemi edhe te shtëpia e të moshurave në Shkodër”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.