Nisma e PS për shkarkimin e Metës, Dashamir Shehi: Opozita do t’i dalë për zot Presidentit

0 295

Në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pjesë e koaliconit ”PD-AN”, mori mbi 5 mijë vota nga votuesit, duke siguruar mandatin edhe pse ishte në listë të sigurt. I ftuar në ”A2cnn”, i pyetur për nismën e socialistëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Shehi tha se opozita do t’i dalë për zot presidentit.

”Socialistët për sa kohë i bën letrat presidenti, ne i dalim për zot Presidentit dhe institucionit të Presidentit. Gjysma e tyre nuk ka lexuar një libër se ç’është socializmi në Europë.

I ftoj të gjithë të na presin me durim të mbarojë ky hetim se ka rëndësi jo thjesht sa vota ka marrë opozita, por a ka demokraci dhe a bëhen votime, apo jo. Kemi kohë, kemi një verë përpara të mendojmë qetësisht për më të mirën e opozitës.

Pushteti nuk është thjesht ndryshim fytyrash, por duhet një lëvizje e qenësishme”,-tha Shehi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.