Një ditë pas finales, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sy të Europës

0 36

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas finales së Conference League të zhvilluar në “Air Albania”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama falënderon të gjitha ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme.

Sipas tij, Shqipëria la një përshtypje fantastike në sy të mbarë Europës.

“MIRËMËNGJES

dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.