Një grua është personi më i moshuar në botë që mund Covid-19

0 335

Një grua 113-vjeçare spanjolle është bërë personi më i moshuar në botë që ka arritur t’i mbijetojë luftës ndaj Covid-19. Maria Branyas, e cila ka 3 fëmijë dhe 11 nipër e mbesa, e kaloi sëmundjen në azilin ku jetonte në qytetin Olot, në lindje të Spanjës. Gruaja i ka mbijetuar edhe gripit spanjoll që pushtoi botën në 1918-1919, duke vrarë 50 milionë njerëz. Gjithashtu, i ka mbijetuar Luftës së Parë Botërore (1914-1918), Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) dhe Luftës Civile në Spanjë (1936-1939).

Leave A Reply

Your email address will not be published.