NJE PERKTHIM I SHPEJTE I NJE PASAZHI NGA “LA PESTE” E ALBERT CAMUS, QE NGJAN AQ SHUME ME TE SOTMEN

0 367

Fatkeqësitë janë një gjë e zakonshme, por ne i besojmë me vështirësi gjërave të zakonshme deri në momentin që ato na bien mbi krye. Bota është goditur nga murtaja, po aq herë sa dhe nga lufta. Por megjithëatë, murtajat dhe luftrat i gjejnë njerëzit gjithmonë të papërgatitur…Kur një luftë shpërthen ata thonë: “Kjo nuk mund të vazhdojë gjatë, është një çmenduri”. Dhe me siguri që një luftë është një çmenduri e madhe, por kjo nuk e pengon atë të vazhdojë. Çmenduria këmbëngul dhe këtë gjë do ta kishim vënë re nëse nuk do të mendonim vetëm për vete. Bashëkqytetarët tanë në këtë pikë, ishin si gjithë të tjerët, ata mendonin për veten e tyre, çka do të thotë se ishin humanistë, ata nuk besonin tek fatkeqësitë.
Të tilla flama nuk rroken dot nga mendja njerëzore, ne themi se ato janë ireale, pra se janë ëndërra të këqia, që një ditë do të zhbëhen. Por ato nuk zhbëhen dhe nga një ëndërr e keqe tek një tjetër, janë njerëzit që zhbëhen, mbi të gjitha humanistët, sepse ata janë kujdesur të marrin më pak masa se të tjerët.
Bashkëqytetarët tanë nuk ishin më fajtorë se të singjajshmit e tyre, ata ishin modestë, kjo është e gjitha, ata mendonin se çdo gjë vazhdonte të ishte e mundur për ta, ç’ka nënkuptonte se flama ishte e pamundur. Ata vazhdonin të bënin biznes, ata përgatisnin udhëtime, të kishin opinionet e tyre. Si mund ta imagjinonin një murtajë që ndërpet të ardhmen, lëvizjen, bisedat? Ata e dinin veten të lire, por askush nuk mund të jetë i lirë për sa kohë ekzistojnë gjëma të tilla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.