Një shtetase ukrainase lë Infektivin, pritet me buqetë lulesh

0 364

Këtë të dielë plot me diell, me një buqetë me lule ky zotëri priste partneren të dilte, pasi rezulton se e kishte fituar betejën me Covid-19. Pacientja që ka lënë spitalin Infektiv është një shtetase ukrainase e cila rezultoi pozitive me Covid-19 disa ditë më parë në Sarandë.

Sipas pretendimit të saj dhe te familjarëve, e reja u identifikua me Covid-19 në qytetin e Sarandës, aty ku edhe kanë banesën e tyre, duke përgënjeshtruar lajmin se kanë lëvizur në drejtim të qytetit bregdetar pasi ishte identifikuar si bartëse e Covid-19.

Gjendja e saj shëndetësore fatmirësisht është e mirë, ndërsa do të qëndroj edhe 14 ditë të tjera në izolim. Përveç numrit të konsiderueshëm të të prekurve me Covid-19 pas hapjes së Shqipërisë. Ndryshim ka pësuar edhe numri i të shtruarve në spitalin Infektiv.

Leave A Reply

Your email address will not be published.