Një tjetër pandemi mes pandemisë. Çfarë është Trichotillomania?

0 183

Njerëzit kanë çrregullime të ndryshme psikologjike, të cilat shfaqen në një mori formash. Njëra prej tyre është edhe dëshira për të shkulur qime nga trupi. Kjo sjellje quhet ndryshe edhe si Trichotillomania dhe gjatë pandemisë së koronavirusit, u përhap masivisht tek qytetarët.

Çfarë është saktësisht Trichotillomania?

Trichotillomania është një sjellje e përsëritur e personit, e cila karakterizohet nga shkulja e flokëve ose qimeve nga pjesë të ndryshme të trupit (p.sh. qerpikët, vetullat, koka, duart, këmbët, sqetullat).

Kjo do të thotë, personi mund të shfaqë një qasje të vazhdueshme për të shkulur qime në trupin e tij ose edhe duke i përtypur apo lëpirë.

I përket gamës më të gjerë të çrregullimeve obsesive-kompulsive, pasi është mjaft e ngjashme me kompulsionet. Shkulja e flokëve mund të bëhet ose me gishta ose me një palë piskatore, ndërsa shpesh pasohet nga një kafshim ose gëlltitje.

Meqenëse ankthi dhe stresi janë një gjendje e zakonshme, veçanërisht në mes të pandemisë së koronavirusit dhe kufizimeve që ajo solli, krijoi një mjedis të vështirë për njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim.

Ekspertët theksojnë se karantina ka një ndikim të qartë në shëndetin mendor të shumë njerëzve, një rritje në nivelet e depresionit dhe ankthit, ku shumë prej tyre shfaqen përmes shkuljes së qimeve. Pasiguria për të ardhmen, financat apo frika nga sëmundja, e kombinuar me gjëra të tjera që u mungojnë për t’i shpërqendruar, është padyshim një kohë e vështirë për këta njerëz.

Leave A Reply

Your email address will not be published.