Një vit pas tërmetit tragjik, sizmiologu: Zona e prekur është e ekuilibruar

0 296

Sot bëhet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 dhe sizmiologu Edmond Dushi, nënvizon se situata aktualisht paraqitet e qetë edhe pse goditjet e njëpasnjëshme kanë qenë të fuqishme. Sipas tij ka vetëm disa goditje sporadike të cilat nuk janë aspak për t’u shqetëesuar.

“Në fakt pasgoditjet janë tregues që zona është gjithmonë në relaksim kështu që në momentin që flasim për të qenë të qetë qytetarët atëherë duhet të kemi parasysh që ato pasgoditjet e forta që ndodhën në momentet fillestare, në ditët apo muajt e parë pas tërmetit, ato përbënin një lloj shqetësimi sepse ndiheshin nga qytetarët dhe banesat e dëmtuara mund të kishin probleme të mëtejshme. Aktualisht këto pasgoditje që ne regjistrojmë, që mund të jenë një ose dy në javë, janë pasgoditje të papërfillshme”,-u shpreh Dushi.

Mikrotërmetet siç quhen në gjuhën e sizmiologëve janë tregues që zona ka arritur në një lloj ekuilibri. Sipas tij nuk ka zona që të kenë filluar rishtazi me një aktivitet intensiv dhe të shihen me shqetësim për një goditje të fuqishme, të paktën në një kohë afatshkurtër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.