Një zgjidhje përtej Berishës dhe Bashës/Një kryetar i ri PD-je mes emrave: Belind Këlliçit, Jorida Tabakut, Edi Palokës, Fatbardh Kadillit, Agron Gjekmarkajt dhe Tomorr Alizotit

0 257

 Nga Nilda Halili- 

PD-ja është shtrirë si një njeri në gjendje kome. Kush me shumë e kush me pak, Basha apo Berisha, por pjellen e demokratëve e kanë çuar drejt një vdekje klinike.

Ajo që pamë të shtunën në shtëpinë e demokratëve ishte e tmerrshme, jo vetëm për demokratët, por për çdo njeri normal në këtë vend.

Varetë, shkallët, dajaku dhe gazi lotsjellës të krijonin një ndjesi që ky vend nuk bëhet nëse vazhdohet kështu.

Basha apo Berisha, kush është fajtori?

Kjo nuk zgjidhet sot dhe në këto kushte lufte dhe vllavrasje.

PD-ja ka nevojë të ringrihet shpejt për veten e saj, por pikësëpari për shoqerinë shqiptare e cila ka mbetur pa opozitë, pasi për ironi tani kryeministri Rama thotë se do jem edhe opozitë!

Demokratët duhet të ngrihen mbi pasionet dhe meritë; ata duhet të gjejnë zgjidhjen me një emër të ri mes tyre për kryetar.

Emra ka plot nga të dy krahët dhe le të konkurojnë nga dy palët në PD.

E rëndësishme mbetet që Basha dhe Berisha duhet ti hapin udhë dikujt tjetër në PD.

Dhe këtë duhet ta bëjë me shumë se kushdo tjetër, pikërisht grupi parlamentar i PD-së. Ata duhet t’u thonë të dyve: BOLL MË!

Të gjithë deputetët e PD-së, që nuk janë pak 57 veta, duke mos futur Bashën dhe Berishën kanë nevojë të mblidhen e të thonë se po bëhemi gazi i botës dhe po shkatërrojmë mundin e mbi 600 mijë votuesve e ndaj të bien dakort për një konkurim të ri në PD për gjetjen e kryetarit përbashkues.

Emra ka plot ndër demokratët, por mes tyre fare mirë mund të konkurojnë e të votohen nga anëtarsia emra VIP si Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Fatbardh Kadilli, Agron Gjekmarkaj dhe Tomorr Alizoti.

Ka edhe të tjerë, por së pari duhet të bien dakort deputetët e PD-së që mbetet zgjidhja e vetme një emër i ri për kryetar në PD.

Ndryshe merrni hunjtë dhe shpatat e luftoni me njeri-tjetrin!

Leave A Reply

Your email address will not be published.