Njerëzit kanë një problem me prezencën e Kylie-t në këngën e re të Cardi B

0 378

Cardi B dhe Megan Thee Stallion publikuan këngën e tyre “WAP” me një video muzikore dhe kënga është tashmë #1 në Trending. Njerëzit në rrjete sociale, thuajse ranë dakord njëzëri që kënga dhe prodhimi janë në përgjithësi shumë mirë, por ata gjithashtu reaguan “njëzëri” për daljen surprizë të Kylie Jenner në videon muzikore. Mesa duket, shumë ndjekësve nuk u ka pëlqyer ky fakt.

Kylie shfaqet rreth minutës 1:40 dhe paraqitja e saj nuk zgjat më shumë se 30 sekonda. Gjithsesi, aq sekonda mjaftuan që njerëzit të “revoltoheshin” kaq shumë për pjesëmarrjen e saj. Reagimet në internet kanë qenë të shumta: “tronditje e vërtetë”, “neveri qesharake” etj.

Dikush madje nisi një peticion në Change.org, për të hequr Kylie-n nga klipi: “Videoja ishte perfekte deri sa pamë Kylie Jenner dhe unë desha të hidhja telefonin tim”. Shumë prej reagimeve janë qesharake dhe humoristike dhe meme-t ishin gati, në minutat e para, pas daljes së këngës.

Në një këndvështrim pak më serioz, shumë njerëz janë revoltuar me reperet. Gjatë dekadës së fundit, Kylie Jenner dhe anëtarët e familjes së saj janë kritikuar vazhdimisht për shfrytëzimin e aspekteve të caktuara të kulturës së njerëzve me ngjyrë, duke patur përfitime të imazhit dhe markës së tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.