”Notë proteste” nga ambasada franceze/Rama: Mos të hap gojën, të tjerët përuleshin me servilizëm

0 349

Gjatë konferencës me gazetarët ku në fokus ishte ekonomia, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për notën e protestës së ambasadës franceze në Shqipëri, ku tha se kauzën e BE-së e ka mbrojtur me admirim dhe respekt. ”Unë flas për vaksinat, më thonë çka bërë BE për Shqipërinë. Pse nuk e di unë? Nuk e harroj kurrë ndihmën për rindërtimin. E harroj unë këtë? Duhet të themi faleminderit dhe bravo që na latë jashtë. Jemi miq të pandarë me BE, jemi partnerë. Kam respekt absolut, për gjithçka që e bën një forcë të pazëvëndësueshme. Mos të hap gojën për të mbojtur njerëzit e mi?”,-tha Rama.

Pjesë nga deklarata

Unë nuk jam kryeminisër i një vendi të BE, por jam Europian. S’jam në garë me askënd se kush është më shumë europian. E ça thashë unë? Pse u mërzitën këta? Çfarë thashë se çfarë nuk duhet të thoja? Është çështje karakteri. Është karakter i dobët i atyre që kur kanë pasur pushtetin i janë përulur me servilizëm kujdo që fliste në gjuhë të huaj. Nuk hyj në atë kategori. Respektin për Francën dhe dashurinë, unë konkuroj me çdo francez, por nuk jemi në garë kush e do më shumë Francën apo BE.

Situata është e qartë, për më tepër ka pasur edhe një humbje në rrugën e përkthimit. S’kam dashur të ilustroj me shembullin për Francën vendimin e BE. Edhe ne kemi të drejtë të themi se kur mund të gabojnë në raport me ne. Por këtu është fjala për të mbrojtur dinjitetin dhe njerëzit. Unë për të garantuar mbrojtjen e njerëzve të këtij vendi, nuk e kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, por për ta përdorur. Nuk mërzitet BE. Edhe po u mërzit, ky është problemi. Nuk është e vërtetë që u lamë jashtë vaksinimit? Është apo jo? Ke hallin e BE tani? Qan hallin si duket kryeministri në sytë e BE apo ke hallin që gjyshi dhe gjyshja të vaksinohet sa më parë.

Pse shqetësohesh ti? Nuk harroj asnjë ditë. Kauzën e BE e kam mbrojtur gjithmonë me admirim dhe respekt. Por nga ana tjetët është e kuptueshme për mua. Unë flas për vaksinat, më thonë çka bërë BE për Shqipërinë. Pse nuk e di unë? Nuk e harroj kurrë ndihmën për rindërtimin. E harroj unë këtë? Duhet të themi faleminderit dhe bravo që na latë jashtë. Jemi miq të pandarë me BE, jemi partnerë. Kam respekt absolut, për gjithçka që e bën një forcë të pazëvëndësueshme. Mos të hap gojën për të mbojtur njerëzit e mi?

Leave A Reply

Your email address will not be published.