“Nuk e dija që kam këtë talent”/ Ish-ministrja rrëfen talentin që mësoi gjatë karantinës

0 52

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Në studio ajo foli se si po e kalon këtë periudhë izolimi. Klajda shprehet se e ka shijuar shumë këtë kohë, pasi ka qëndruar pranë fëmijëve, Luisit dhe Gresit. Shumë persona këto kohë, të qëndruarit në shtëpi, e kanë shikuar si një mundësi të mirë për të zbuluar talente, një gjë të tillë kishte mësuar dhe Klajda, e cila tha se “nuk e dinte që ishte mësuese e mirë”. Këtë talent ajo e zbuloi teksa ndihmonte të birin në bërjen e mësimeve. ”Kam mësuar që kam aftësi të mira si mësuese. Ndihmoj Luisin në bërjen e detyrave, të matematikës së tyre të thjeshtë dhe leximit. Por kam kuptuar që kam talent në këtë fushë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.