Nuk e fitoi betejën, ndërron jetë kryeministri i parë në botë nga Covid-19

0 349

Kryeministri i Eswatini, Ambrose Dlamini nuk e fitoi betejën me Covid-19, dy javë pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Afrikën e Jugut. Dalmini bëhet kështu udhëheqësi i parë në botë, që ndërron jetë si pasojë e prekjes nga Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar dhe zv/kryeministri Themba Masuku, i cili ka shprehur dhe keqardhje për vdekjen e tij.

“Unë jam urdhëruar që të informoj kombin për vdekjen e trishtuar dhe të parakohshme të Shkëlqesisë së Tij Kryeministrit Ambrose Mandvulo Dlamini. Ai kaloi këtë pasdite nën kujdesin mjekësor në një spital në Afrikën e Jugut,por nuk arriti të fitojë betejën me jetën”,-tha ai.

Swaziland, ose e njohur si mbretëria e Eswatini ka raportuar mbi 6,700 raste me Covid-19 dhe 127 vdekje që prej fillimit të pandemisë, ku total vendi ka 1,2 milion njerëz.

Leave A Reply

Your email address will not be published.