“Nuk është skandaloze një finale në Tiranë”, Edy Reja: Edhe UEFA është befasuar

0 34

Edy Reja, trajneri i përfaqësueses shqiptare, në një intervistë për ‘Il Messaggero’, foli për finalen e parë të Conference League, e cila do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë në “Air Albania”, një zgjedhje kjo e cila prodhoi jo pak debat në media, shpesh duke u paragjykuar me pa të drejtë:

“E vërteta është se askush nuk e priste një boom të tillë për këtë turne. UEFA e kishte menduar, ideuar, si një turne eksperimental por në fakt po rezulton e kundërta. Në vitet e fundit janë zhvilluar finale në Talin dhe Belfast, nuk më duket skandaloze që të organizohej një finale e tillë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

‘Arena’ është një xhevahir, ka shikueshmëri perfekte, por problemi logjistik ekziston. Shumë hotele janë ezauruar, banorët lëshojnë shtëpitë e tyre me qere, por këto gjera ndodhin kudo. Ka shumë entuziazëm, unë do të bëj tifo për Romën, Mourinho verdhekuq është rinuar”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.