Nuk jeni infektuar asnjëherë me COVID-19? Arsyeja do ju habisë

0 177

“Bukuria mund t’u shpëtojë nga Covid”. Kështu kanë thënë një grup shkencëtarësh të cilët kanë arritur në përfundimin se sa më tërheqës të jeni, aq më i fortë është edhe imuniteti juaj. Sipas kësaj teorie njerëzit “e bukur” kanë më pak gjasa për t’u infektuar me Covid. Teoria u testua në një grup pjesëmarrësish, shkruan “The Sun”.

Studiuesit morën fotografi dhe teste gjaku të 79 grave dhe 80 burrave në Universitetin Kristian të Teksasit. Më pas, 492 vullnetarëve të tjerë iu kërkua të vlerësonin fizionominë e fytyrës së pjesëmarrësve bazuar në fotot e tyre.

“Karakteristika të tilla si lëkura e pastër, mollëzat e spikatura, sytë e shndritshëm dhe buzët e plota e të kuqe janë konsideruar tërheqëse gjatë gjithë historisë së regjistruar njerëzore”, thuhet në gazetën e botuar nga “Proceedings of the Royal Society B”. Studimi zbuloi se nga mostrat e gjakut, u arrit në konkluzionin se pjesëmarrësit më tërheqës kishin imunitet të lartë.

Shkencëtarët thanë se tiparet e fytyrës që konsiderohen tërheqëse, mund të jenë në fakt tregues të shëndetit të mirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.