Nuk ka paqe në SHBA/ Vijojnë demostratat për vrasjen e George Floyd

0 25

Nuk ka qetësi në SHBA. Vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së George Floyd.

Për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërkohë që protestuesit kanë djegur makina dhe ndërtesa, madje edhe stacionin e policisë në Minneapolis. Presidenti Donald Trump ka fajësuar anarkistët për dhunën e ushtruar në këto demostrata.

George Floyd, një afrikano-amerikan 46 vjeçar u vra nga polici Derek Chauvin, 44 vjeç. Chauvin do të dalë këtë të hënë para gjykatës.

Pamjet që u bënë virale në rrjet tregojnë policin që i vendos këmbën në fyt Floud-it, duke i shkaktuar vdekjen edhe pse 46 vjeçari bënte thirrje të vazhdueshme që nuk merrte dot frymë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.