Nuk ndalen rusët, sulmojnë me artileri ndërtesën e banimit në Kiev dhe i vënë flakën

0 219

Kryeqyteti i Ukrainës është zgjuar nën zhurmën e shpërthimeve.

Disa shpërthime u dëgjuan mëngjesin e së martës në Kiev, në një pallat 10-katësh.

Një ndërtesë banimi raportohet se është sulmuar me artileri dhe më pas është djegur.

Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital. Në një video të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen. “Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.

Leave A Reply

Your email address will not be published.