Nuk ulen shifrat e larta. 4 humbje jete, 85 të shëruar dhe 171 raste të reja

0 385

Prej disa ditësh shifrat nga pandemia e Covid-19 vijon që të jenë të larta. Në raportimin për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se betejën nuk e kanë fituar katër pacientë të prekur nga virusi. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, katër qytetarë, një 64-vjeçar nga Shkodra, një 66-vjeçare nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Skrapari dhe një 78-vjeçar nga Përmeti”,- thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 952 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga koronavirusi. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq”,- theksohet më tej në deklaratën nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Lajmi i mirë në 24 orët e fundit është se janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e Covid-19.  ”Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik”.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. ”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- thuhet në fund të deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19-Statistika (12 Tetor 2020)

Testime totale 99,598
Raste pozitive 15570
Raste të shëruara 9585
Raste Aktive 5561
Humbje jete 424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2855
Durrës 593
Shkodër 414
Korçë 291
Lezhë 273
Elbasan 231
Fier 264
Vlorë 199
Kukës 153
Berat 145
Dibër 82
Gjirokastër 61

Leave A Reply

Your email address will not be published.