Nuk vjen LSI me ty, zoti Kryeministër!

0 443

Sot kryeministri Rama në një konferencë shtypi ku theksoi se “nuk bëj koalicion me partinë e presidentit”, duke aluduar për LSI. Por Presidenti është në detyrë kushtetuese dhe nuk kishte pse e etiketonte LSI si parti presidenciale, pasi linja e saj mbetet tërësisht opozitare, edhe kur Presidenti e ka mbeshtetur si qeveri në muajt e pandemisë së koronavirusit.

Por nuk është ky problemi në këtë shkrim, pasi ëndërrat e Kryeministrit se do të ketë mundësinë e përzgjedhjes me cilën parti, pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, do të krijojë qeverinë janë boshe sepse çdo sondazh e nxjerr atë parti humbëse. Nuk ka asnjë shans që Rilindja të mbetet më në pushtet. Pushteti i ardhshëm do jetë PD-LSI dhe partitë e koalicionit opozitar.

Edhe vetë portalet e majta apo edhe ato ndërkombëtare e nxjerrin Edi Ramën në greminë të pandalshme, sa nuk e shpëton as legalizimi i hashashit, e as kullat e reja që do bëhen nga oligarkët në qendrën e Tiranës. Edi Rama e bëri për diversion te opozita se nuk bëj pakt me LSI, duke aluduar siç janë lëshuar rilindasit me urdhër nga Surreli se gjoja ka pakt Meta-Rama.

Asnjë pakt nuk ka!

Presidenti e ka devizën e tij; ngritjen e gjykatës kushtetuese të pavarur, e cila të gjykojë çdo akt qeveritar, parlamentar apo presidencial. Mënyra se si e ngriti zërin kryeministri shoqëruar me një gjoja siguri, tamam si një aktor, kishte të bënte që të karikonte të tijtë se nuk jemi kaq keq sa tregojnë sondazhet, por do kemi mundësi të zgjedhim partnerë për koalicion qeveritar.

Pra e përjashtoi LSI, duke futur një kunjë në PD apo te militantët e selisë blu se mund të jetë PD. Por njëherë e preu në besë Lulzim Bashën. Herë të dytë nuk mund të ketë! Edhe kjo manovër djallëzore e Edi Ramës për të lenë shtegun hapur se gjoja nuk kemi qeveri me LSI, por nuk është çudi me PD, nuk ngjit më në publik. E sigurtë mbetet se koalicioni opozitar PD-LSI dhe aleatët e tjerë janë fituesit e ardhshëm, me qeveri zgjedhore apo pa qeveri zgjedhore. Edi Rama e bëri karrierën e tij dhe të mendojë dalëngadalë si Fatos Nano, dikur, se kujt do t’ja lerë vulën e PS-së; Erion Veliajt, Sajmir Tahirit apo ndonjë femre ministre.

S.P.

Leave A Reply

Your email address will not be published.