Nxënësit: Platforma akademi.al nuk po funksionon

0 360

Në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Tiranë, nxënësit dhe mësuesit pohojnë se platforma online akademi.al nuk ka funksionuar. Dita e parë e kalimit të mësimit online nuk rezultoi e suksesshme. Nxënësit dhe mësuesit pohojnë se platforma e akademi.al ka probleme.

”Dje ishte linja e ngarkuar dhe nuk e ndoqëm dot mësimin online. Po sot është më mirë se kemi ardhur përsëri në klasë, është më mirë sepse online nuk kemi internet apo celular, në klasë shpjegohet mësimi më mirë”,-u shpreh një nxënëse.

Për shkak të këtyre vështirësive mësuesit thonë se i janë rikthyer mësimit online përmes grupeve në Whatsapp. ”Është një procedurë për të cilën ne si mësues jemi trajnuar, por platforma ku ne i kemi adresuar fëmijët ka qenë e ngarkuar këto dy ditë, po besoj se do normalizohet. Nuk është se kanë mbetur pa mësim, kanë punuar me metodën e vjetër me Whatsapp apo në lidhje direkt në telefon me mësuesin”,-u shpreh mësueja e shkollës “28 Nëntori”, Loreta Hasani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.