OBSH: 50% e europianëve do të infektohen me Omicron gjatë dy muajve

0 173

Më shumë se gjysma e personave në Europë do të infektohen me Omicron gjatë dy muajve të ardhshëm, sipas një deklaratë të Organizatës Botërore së Shëndetësisë.

“Me këtë ritëm, Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetësisë (IHME) parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme,” tha Hans Kluge, drejtori i Europës për OBSH-në, gjatë një konferencë për shtyp.

Europa ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste me Covid në javën e parë të 2022.

Leave A Reply

Your email address will not be published.