OBSH: Europa gabime me karantinën

0 257

Rastet e Covid-19 po rriten shpejt në shumë pjesë të Europës dhe Amerikës së Veriut, çka sinjalizon fillimin e një vale të re të kësaj pandemisë. Rreth gjysma e vendeve në rajonin europian ka parë një rritje prej 50 përqind të rasteve javën e kaluar.

Rritja sipas ekspertëve vjen pjesërisht për shkak të rënies së temperaturave në hemisferën veriore dhe qëndrimin më shumë në ambiente të mbyllura, ku virusi përhapet lehtë. Për ekspertët ka edhe një neglizhencë në strategjinë e luftës ndaj virusit që përbën shkak madhor përse në vende të caktuara ai nuk po zhduket.

”Përvec maskës, larjes së duarve dhe distancimit social, ka edhe një masë tjetër të rëndësishme në luftën kundër virusit dhe parandalimin e më shumë viktimave, dhe për këtë nuk po bëhet aq sa duhet. Largojini njerëzit e ekspozuar ndaj virusit nga të tjerët dhe bëjeni këtë shpejt. Ky koncept, i njohur si karantinë, është thelbësor sipas Ryan për të përmirësuar situatën e pandemisë. Karantina funksionon”,-thotë ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.