OBSH kundër imunitetit të tufës, Ghebreyesus: Kjo teori vlen për vaksinimin

0 263

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) hedh poshtë pretendimin se Covid-19 po lejohet të përhapet në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, duke e cilësuar si një ide problematike, si nga ana shkencore, ashtu edhe etike. Imuniteti i tufës ndodh kur një pjesë e madhe e komunitetit bëhet imune ndaj një sëmundjeje, duke ndërprerë kështu transmetimin dhe duke mbrojtur ata që nuk janë imunë.

Ndërsa shumë shtete evropiane po përballen me një rritje të rasteve të të infektuarve drejtori i përgjithshëm i OBSH, Ghebreyesus, sfidoi idenë e synimit të imunitetit të tufës pa vaksinime.

“Imuniteti i tufës është një koncept i përdorur për vaksinimin, në të cilin një popullatë mund të mbrohet nga një virus i caktuar nëse arrihet një prag i vaksinimit. Me fjalë të tjera, imuniteti i tufës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga një virus, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Asnjëherë në historinë e shëndetit publik imuniteti i tufave nuk është përdorur si një strategji për t’iu përgjigjur një shpërthimi, jo më një pandemi”, u shpreh ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.