OBSH: Shqipëria, jo më mbyllje për shkak të Covid-19

0 365

Në disa vende të Europës, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 janë rikthyer masat e forta të izolimit. Kjo situatë ka shtuar frikën se vala e dytë e pandemisë po mbërrin dhe bota do të izolohet për herë të dytë.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Tiranë, Bettina Mene, thotë se pavarësisht se pritet që rastet të rriten edhe në Shqipëri nuk kemi nevojë për një mbyllje totale. Tanimë situata është më qartë se në mars dhe sëmundja njihet, shprehet ajo.

Tanimë kjo sëmundje i ka lodhur të gjithë duke shtuar stresin dhe lodhjen psikologjike. OBSH-ja ka nisur një studim me 27 vende, mes tyre edhe Shqipëria ku po shikohen faktorët që ndikojnë si dhe reduktimin e lodhjes përsa kohë do të duhet të bashkëjetojmë gjatë me Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.