OBSH shuan shpresat: Vaksina e Covid-19 nuk do të jetë gati këtë vit

0 337

Në një kohë që bota është në luftë të egër me Covid-19, shpresat për një vaksinë për Covid-19 gjatë këtij viti janë shuar nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH, tha se vaksina nuk duhet pritur para vitit 2021. Nga ana tjetër, ai theksoi se disa vaksina janë në fazën e tretë të testimit dhe asnjëra prej tyre nuk ka dështuar deri tani përsa i përket sigurisë dhe aftësisë për të gjeneruar imunitet.

”Po bëjmë progres, por që të jemi realistë, vaksina duhet pritur në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Duhet të jemi të drejtë me vaksinën sepse është një e mirë globale. Vaksinat nuk janë për të pasurit dhe nuk janë për të varfërit. Vaksinat janë për të gjithë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.