OBSH thirrje për mbështetjen e vaksinës ndaj Covid-19

0 34

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bën thirrje çdo shteti të botës që të mbështesë iniciativën për të financuar COVAX, pasi një shans më të mirë për të arritur një vaksinë të suksesshme kundër Covid-19. Ekspertja shkencore, Soumya Seaminathan, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë të Zvicrës, se sa më shumë vende t’i bashkohen skemës, aq më i garantuar dhe i shpejtë do të jetë aksesi në rang global dhe sigurisht shanset për sukses.

Më shumë se 75 shtete kanë shprehur interes që të mbështesin COVAX, që është një aleancë për vaksinës e drejtuar nga OBSH dhe Koalicioni Inovativ për Gatishmëri. Synimi është që të shpërndajë 2 miliard doza të një vaksine efikase, të sigurt dhe të aprovuar kundërCovid-19 deri në fund të vitit 2021. Kjo vjen për shkak të shqetësimeve se vetëmvendet e pasura do të kenë qasje në vaksinat e afta për të luftuar pandeminë.

Sa i përket situatës aktuale në botë, shqetësimi kryesor i OBSH-së mbeten vendet e Amerikës Latine. Kreu i organizatës, këshilloi të rinjtë në të gjithë botën që të ndryshojnë sjellje. ”Provat sugjerojnë se shtimi i rasteve në disa shtete po shkaktohen pjesërisht nga moshat e reja që po ulin vigjilencës gjatë verës. E kemi thënë dhe do ta përsërisim prapë. Të rinjtë nuk janë të paprekshëm, edhe ata mund të infektohen, transmetojnë virusin tek të tjerët dhe vdesin nga kjo sëmundje”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Leave A Reply

Your email address will not be published.