OBSH: Vaksina duhet të bëhet publike për të mirën e globit

0 338

Liderët politikë duhet të punojnë për ta bërë vaksinën kundër Covid-19 të arritshme nga të gjithë. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, tha se përkushtimi politik është thelbësor që të gjithë të kenë qasje tek vaksina, veçanërisht të varfërit dhe ata që nuk e përballojnë dot.

”Përkushtimi politik është mënyra e vetme për të pasur një shpërndarje të drejtë. Një nga zhvillimet shqetësuese që ne shohim është se disa vende po shkojnë në një drejtim tjetër. Kur nuk ka një konsensus për arritjen e një vaksine, që është një e mirë publike globale, ajo mund të jetë pronë e atyre që kanë para, ndërsa ata që nuk e përballojnë, nuk do të kenë qasje tek vaksinat”.

Kjo duket më shumë si një kritikë jo e drejtpërdrejtë për Britaninë e Madhe, që ka nisur të rezervojë miliona doza të vaksinave të mundshme që janë në zhvillim e sipër. Gebrejesus shtoi më tej se vaksinat si produkt publik global nuk duhet të konsiderohet si një lloj bamirësie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.