OFL sekuestroi ”Golden resort”, GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK-ut

0 282

Një tjetër operacion i OFL-së rrëzohet. Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rrëzon kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit pronarit të “Golden resort”.

Sipas GJKKO, pasuria s’duhet të konfiskohet dhe s’duhet ti kalojë shteti sepse ka burime të justifikueshme të të ardhurave.

”Golden resort” ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL-ja, e cila vendosi sekuestrimin e resortit pasi Hajrat u dyshuan për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre dhe ata s’kanë marrë dënim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.