OKB: Më shumë se 3000 qytetarë ukrainas janë vrarë në 2 muaj luftë

0 50

Sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR), numri i të vdekurve të civilëve në Ukrainë ka tejkaluar 3000 persona që nga e hëna.

Që prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, OHCHR ka regjistruar 3,153 civilë të vrarë në Ukrainë, por vlerëson se numri real ka të ngjarë të jetë edhe më i lartë.

Mospërputhjet e shifrave të regjistruara vijnë nga vështirësia në marrjen e informacionit nga zona të caktuara të vendit dhe raportet që janë ende në pritje të vërtetimit.

Kjo përfshin mungesën e verifikimit të numrit të madh të viktimave civile nga vende si qyteti port i rrethuar i Mariupolit.

Satelitët kanë identifikuar gjithashtu vendet e varrimeve masiv pranë Mariupolit që përmbajnë rreth 200 varre, të cilat ka të ngjarë të jenë përdorur për të varrosur trupat e civilëve.

Autoritetet lokale kanë vlerësuar se një numër i madh civilësh janë vrarë nga bombardimet e qytetit.

OKB-ja beson se shumica e civilëve në të gjithë vendin janë vrarë nga armët shpërthyese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.