OKB: Më shumë se 8 milionë njerëz janë zhvendosur në Ukrainë

0 33

Sipas një njoftimi të agjencisë të migracionit të OKB-së, më shumë se 8 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas The Guardian.

Shifrat, të publikuara në një raport nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), përfaqësojnë një rritje prej 24% më krahasim me shifrat e para të publikuara më 16 mars. Ndërsa më shumë se 2.7 milionë njerëz janë kthyer në shtëpi.

Sondazhi thekson mbështetjen financiare si nevojë dërrmuese për njerëzit që janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë. Dy të tretat e njerëzve identifikuan ndihmën në para si një nga nevojat e tyre kryesire, në krahasim me 49% në fillim të luftës.

Më shumë se 70% thanë se do ta përdornin paratë për të blerë ushqime ose ilaçe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.