OKB: Pandemia, pasoja katastrofike në vendet më të varfra

0 24

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se koronavirusi mund të ketë pasoja katastrofike në vendet më të varfra dhe bën apel për grumbullimin e 4.7 miliardë dollarëve të tjerë për të mbrojtur miliona jetë njerëzish e për të frenuar përhapjen në shtetet më të cenueshme.

Më herët OKB kishte kërkuar 2 miliardë dollarë për planin global humanitar, nga të cilat vetëm gjysmat janë siguruar. ”Nëse nuk veprojmë tani duhet të përgatitemi për një rritje të konsiderueshme të konflikteve, urisë dhe varfërisë. Bota rrezikohet nga krizë e shumëfishtë urie”.

9 shtete të tjera vulnerabël ju shtuan listës me më shumë se 50 vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine që do të ndihmohen më blerjen e pajisjeve mjekësore, testimin dhe trajtimin e të sëmurëve, ndërtimin e pikave për larjen e duarve, fushata informuese.

OKB thotë se donatorët, të cilët përballet edhe në vendet e tyre më krizën shëndetësore kanë dhënë deri më tani 900 milionë dollarë për vendet më të varfra, por paralajmëron se nevoja është shumë më e madhe. Më shumë prej shteteve më vulnerabël në botë, piku i pandemisë pritet pas 3 apo 6 muajve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.