Olaf Scholz e shmangu Shqipërinë nga axhenda ballkanike, Rama shkon në Selanik për ta takuar

0 38

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Ky samit do të bëjë bashkë 13 shtete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ky i fundit do të ndalet në disa takime në Ballkan, ku nis sot me Kosovën, por nuk do të vizitojë Tiranën zyrtare.

Gjatë ditës së nesërme, 11 qershor, Scholz do të vijojë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.