OPEC ul përsëri prodhimin/ Totali i shkurtimeve arrin 1.7 milionë fuçi në ditë

0 385

Prodhuesit e naftës,  me në krye Arabinë Saudite,  ranë dakord për të shkurtuar prodhimin me 500,000 fuçi të tjera në ditë, në tremujorin e parë 2020, por dështuan të bien dakord se çfarë do të ndodhë pas kësaj periudhe.

Vendet pjesmëarrëse prodhojnë mbi 40% të naftës në të gjithë botën dhe masa e fundit e shkurtimeve e çon totalin në 1.7 milionë fuçi në ditë, apo sa 1.7% e prodhimit botëror. Paneli i ministrave të energjisë që përfaqësojnë Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe shtete të tjera jashtë kartelit përfshirë Rusinë, rekomanduan shkurtimet e mëtejshme, sipas ministrit rus, Alexander Novak.

Detajet e marrëveshjes dhe mënyra se si do të ekzekutohen këto shkurtime, kërkojnë ende ratifikim në takimin në Vienë këtë Javë.   Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Salman, tha se OPEC nuk mund të arrijë një marrëveshje përpara se të takohet me prodhuesit e tjerë jashtë kartelit.

Disa ministra të organizatës shqetësohen se ngadalësimi i ekonomisë botërore mund të dëmtojë kërkesën dhe bënë thirrje që marrëveshja të zgjasë deri në Dhjetor 2020.

Leave A Reply

Your email address will not be published.