Operacion antidroge në Mat, 14 të arrestuar, shumica anëtarë të një fisi

0 172

Një megaoperacioni antidrogë është zhvilluar nga Policia e Shtetit në Dibër dhe Mat. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Prokurori i Matit, njoftuan finalizimin e megaoperacionit antidrogë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Është goditur një grup i mirëorganizuar, të cilët që prej 2019 kanë kultivuar një sasi të madhe lëndë narkotike. Hetimet për finalizimin e këtij operacioni zgjatën rreth 2 vjet dhe janë arrestuar shtetasit:

Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Mat, Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë, Idajet Koleci, 43 vjeç,  lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë, Albert Koleci, 40 vjeç,  banues në fshatin Lam i Madh, Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë, Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë, Agim Koleci, 29 vjeç,  lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë, Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë, Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë, Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë,  Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë, Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë,Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë, dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci,  i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore,  organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.

Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak. Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.