Operacioni kundër mafies, sërish furtunë në politikën italiane

0 258

Sot faqet e para të mediave italiane janë të gjitha për operacionin e madh të forcave të rendit ndaj pasurive dhe bashkëpunëtorëve të Ndrangetës kalabreze, një nga organizatat e strukturuara kriminal e më të fuqishme.

U kryen dhjetëra arrestime në gjithë Italinë, ku spikasin emra të njohur të sipërmarrjes dhe politikës, dhe u sekuestruan asete, ndërtime dhe mjete luksoze për një vlerë shumë të rëndësishme, ku vetëm transaksionet e parave ndaj subjekteve të ndryshme të lidhur me ‘ngrangheta i afrohen 300 milionë eurove.

Një nga të hetuarit është edhe lideri i një partie të qendrës, UDC, që ka trashëguar simbolet e ”Democrazia Cristiana”, partia që ka dominuar politikën italiane pas Luftës së Dytë Botërore. Sekretari i partisë UDC, Lorenzo Casa, deputet dhe eurodeputetët duke filluar nga viti 2005, dhe një nga politikanët më ekspertë në pallatet e pushtetit italian.

Banesa e tij në Romë u hetua imtësisht mëngjesin e sotëm, nga momenti që Cesa, si dhe të tjerë të hetuar, akuzohen për bashkëpunim me organizatën mafioze. Lideri i partisë deklaroi se “nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat, por në këtë fazë delikate për vendin do të paraqesë dorëheqjen e tij nga partia“.

Leave A Reply

Your email address will not be published.