Opozita bjelloruse fiton çmimin e BE për të drejtat e njeriut

0 285

Parlamenti Evropian ka përzgjedhur opozitën bjelloruse si fituese të çmimit ”Sakharov për Lirinë e Mendimit”. Presidenti i PE-së, David Sassoli vlerësoi iniciativën e atyre grave të guximshme në fjalën e tij duke përmendur lideren e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, Laureaten e Nobelit Svetlana Aleksievich, muzikanten dhe aktivisten politike Maryia Kalesnikava dhe aktivistet e tjera politike Volha Kavalkova dhe Veranika Tsapkala.

Lukashenko pretendoi fitoren por kritikët e tij thanë se vota ishte manipuluar. Eurodeputetët dënuan autoritetet Bjelloruse për shtypjen e dhunshme të protestave paqësore në një rezolutë të miratuar në Shtator.

Çmimi Sakharov për lirinë e mendimit është emëruar pas fizikanit sovjetik dhe disidentit politik Andrei Sakharov. Është themeluar në 1988 për të nderuar individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Vitin e kaluar çmimi iu dha ekonomistit Ujgur Ilham Tohti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.