Opozita e Bashkuar: Kodin e ndryshuam për 6 muaj. Çdo veprim i njëanshëm minon 5 Qershorin

0 312

Pas votimit me 100 vota në Kuvend të paktit të 5 Qershorit, Këshilli Politik zhvilloi mbledhjen e fundit këtë të enjte për pjesën e parë të Reformës Zgjedhore. Pas mbarimit të mbledhjes, përfaqësuesit e PD dhe LSI, thanë se kodin e ndryshuam për 6 muaj.

Palët miratuan paketën e ligjeve që do të amendohen në Kodin Penal, në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për Policinë e Shtetit, për Sinjalizuesit, për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe për partitë politike.

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë kërkuar që në këtë mbledhje të hapin diskutimet për ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen në Kuvend seancën e 30 korrikut, por opozita e bashkuar e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë.

Bylykbashi: Një paketë sot u dakordësua dhe është e detyrishme për t’u miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll 5 qershorin se ka edhe depolitizimin e administrën, por është rënë dakord për zgjedhjet e ardhshme.

Partitë politike do të kenë rolin e tyre në monitorimin e procesit.

Ajo që ne bëmë të qartë është se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat 5 qershorin dhe produktin e saj, dhe nuk është produkt i KP është e papranushme.

Vasili: Një çështje tjetër e hedhur në tavilinën e KP ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi është depozituar vetëm para dy ditësh. Është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh.

Për Kodin u deshën 6 muaj, kërkohet që për Kushtetuta të ndryshojë për 6 ditë. Bëhet fjalë për ndryshime që nuk janë për të zgjidhur hallet.Keni parë që në emër të popullit flasin hajdutët e votave të popullit.

Dosjet 184 dhe 339 kanë këta për autorë. Çdo pretendim për mungesë vullneti nga opozita është i kundërt. Duam datë, kohë dhe verdiktin se ku do të shkojnë. 5 qershori ndan zgjedhjet normale nga ato të manipuluara. Ky vullnet është bindja e një opozite serioze.

Leave A Reply

Your email address will not be published.