Opozita e re e përçarë, asnjë siguri për 84 kartona jeshilë për Kodin Zgjedhor

0 330

PS dhe opozita e re, edhe pse do të shkojnë këtë të enjte në Kuvend, në një seancë ku pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit në lidhje me Reformën Zgjedhore, ende nuk i kanë 84 kartona jeshilë.

Murrizi: Firmosëm për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese. Jemi kundër pikës së parë. Ja të flasi kolegu sa të marr marrëveshjen.

*I lë fjalën Musait shkon dhe merr marrëveshjen.

Stojku: Të gjithë kemi bërë lëshime.

Pyetje: Do ta votoni Kodin Zgjedhor?

Stojku: Për kujtëse ky është fundi i një procesi të gjatë. Ne nuk kemi ndërprerje në konsensusin tonë. Në këtë moment që po flasim, do të votojmë marrëveshjen e 23 korrik e Reformës Zgjedhore, shpresojmë të merren këto 84 vota.

Pyetje: Pse Murrizi tha që nuk e votojmë?

Stojku: Ai është grup tjetër. Lista e firmosur është nga 25 deputetë të 3 grupeve parlamentare, të tjerë janë nga grupet e pavarur. Secili deklaron mendimin e grupit. Murrizi ka marrë dakordësi nga grupi i tij, për pikat e tjera por jo për të parën. Ne nuk i detyrojmë anëtarët e grupeve tanë, se nuk jemi as tutorë as.

Pyetje: Të gjithë deputetët tuaj do të votojnë?

Musai: Nuk është çudi që disa prej tyre mos t’a japin votën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.