Opozita e re ende e paqartë/Rama: Jam i kënaqur, nesër mbledhim Këshillin Politik

0 415

Kryeministri Edi Rama, pas finalizimit të dakordësisë me opozitën e re, në një prononcim për mediat është shprehur i kënaqur me marrëveshjen e firmosur për Reformën Zgjedhore, për sa i përket hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese. Kreu i qeverisë, ka thënë se që nesër do të mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar ecurinë e marrëveshjes.

“I kënaqur se kemi arritur një konsensus të gjerë dhe pse jo total, për të votuar më 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit dhe një konsensus të plotë jo vetëm për të votuar më 23 korrik ndryshimet për të hapur listat. Do të japin mundësi që përveç partisë të kenë votë edhe për deputetin. Edhe për procesin gjithëpërfshirës edhe me opozitën jashtë parlamentare. Do të ishte mirë të mblidhej Këshillit Politik dhe të diskutohet. Kemi hapur një diskutim para pak kohe, dje. Kemi nevojë të bashkëpunojmë dhe për mënyrën se si do të reflektohet në ligjin zgjedhor. Votimi i 30 korrikut më pas, për hapjen e listave”.

PS dhe opozita e re, edhe pse do të shkojnë këtë të enjte në Kuvend, në një seancë ku pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit në lidhje me Reformën Zgjedhore, ende nuk i kanë 84 kartona jeshilë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.