Origjina e Covid-19, Kina nuk pranon nisjen e hetimit

0 312

Kina i hodhi poshtë thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi origjinën e Covid-19. Diplomati i lartë kinez në Mbretërinë e Bashkuar, Chen Wen i tha BBC-së se kërkesa ishte e motivuar politikisht dhe do të devijonte sipas tij, vëmendjen e Kinës ndaj luftës kundër pandemisë që ka pushtuar botën e që filloi nga një qytet i saji, Wuhan.

Besohet ndërkohë gjerësisht se të dhënat mbi origjinën e Covid 19 dhe mënyrat sesi u përhap ai fillimisht mund t`i ndihmojnë vendet e tjera në përpjekjet e tyre për ta frenuar sëmundjen. Virusi thuhet të ketë dalë nga një treg kafshësh të gjalla në Wuhan, por qarkullojnë dhe shumë teori konspirative sipas të cilave, ai është produkt laboratory.

Një raport i Bashkimit Europian sakaq e akuzon Kinën se ka përhapur dezinforma për krizën. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të bllokut thotë se Rusia, dhe në një masë më të vogël edhe Kina, kanë “shënjestruar histori konspirative” në BE dhe vendet fqinje.

Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Kinën për menaxhimin që I bëri shpërthimit të sëmundjes, ndërsa shteti i Misurit po hedh në gjyq qeverinë kineze, duke e akuzuar se ka bërë shumë pak për ta ndaluar përhapjen e virusit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.