OSBE rrëzon opozitën parlamentare dhe skemën e Ramës: Jo ndryshim të sistemit

0 107

OSBE ka dalë kundër nismën e opozitës parlamentare dhe të mbështetur nga një pjesë e deputetëve të PS për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura. Përfaqësues të këtij institucioni deklaruan sot, në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve, se koha nuk premton për realizimin e kësaj nisme.

Florian Hobdari, ekspert i OSBE, tha se institucioni që ai përfaqëson nuk përfshihet në debatet mbi sistemet zgjedhore, pasi është një vendim sovran i vendeve anëtare. Sipas tij, OSBE është e gatshme që të mbështesë procesin e ndryshimeve ligjore e kushtetutese nëse do të jetë nevoja, por kujtoji se nuk ka kohë për realizimin e tyre.

OSBE sjellë në vëmendje një rekomandim të Këshillit të Europës, që thotë se diskutimet për ndryshimin e sistemeve zgjedhore duhet të nisin të paktën një vit para zgjedhjeve.

“Në rastet kur një vend anëtar i OSBE-së kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, ne si organizatë ofrojmë mbështetje për procesin përmes të cilit ky ndryshim kryhet. Ky proces, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Europës, duhet të nisë të paktën 1 vit para zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.