OSHEE: Këto zona në Tiranë do të mbeten sot pa drita, oraret

0 197

OSHEE ka njoftuar se ditën e sotme do të kryhen punime në disa kabina të energjisë elektrike e për pasojë do të stakohet energjia në disa rrugë në kryeqytet.

Konkretisht në njoftim bëhet me dije se pa energji do të mbeten nga ora 09:00-15:00, pjesërisht: rruga “Myslym Keta”, rruga “Tasim Shehu” dhe nga ora 10:00-14:00, pjesërisht rruga “Siri Kodra, “Rruga e Dibrës”, zona pranë ish-uzina “Dinamo e Vjetër, Babrru, Rruga “Riza Cërova”.

“Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 8 shkurt

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 8 shkurt do të kryhen punime në një nga kabinat e fiderit A11 të NST Rajonal dhe në NST Karbit.

Pa energji mbeten këto zona në Tiranë

09:00-15:00

Pjesërisht: rruga “Myslym Keta”, rruga “Tasim Shehu”

10:00-14:00

Pjesërisht rruga “Siri Kodra, “Rruga e Dibrës”, zona pranë ish-uzina “Dinamo e Vjetër, Babrru, Rruga “Riza Cërova”, njofton OSHEE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.