Pa maska në rrugë, 1270 gjoba për qytetarët

0 281

Paçka se shifrat e Covid-19 në Shqipëri, sipas Komitetit të Shëndetësisë janë të larta, qytetarët vijojnë të mos respektojnë masat kufizuese. Policia e Shtetit bën me dije se gjatë fundjavës janë ndëshkuar 1270 qytetarë që thyen rregullat kufizuese.

Ata u gjobitën me 3000 lekë, shifër e cila u faturohet në faturën e energjisë elektrike. Prej tyre, 15 persona nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi. Ata u shoqëruan në komisariat ku pas identifikimit u ndëshkuan me 3000 lekë.

Nga ana tjetër u gjobitën dhe pronarët e 5 lokaleve që ushtronin aktivitet në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Ata u ndëshkuan me 1.000.000 lekë. Gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 8 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Leave A Reply

Your email address will not be published.