Pa maska në rrugë. 810 në një ditë dhe 11 persona të shoqëruar

0 310

Çdo ditë e më shumë punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë dalë në rrugë për të parë sesa zbatohet vendimi që maskat duhen të mbahen kudo nga qytetarët, firmosin më shumë letra për gjobvënie.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.