Pa maska në rrugë, gjoba për 421 qytetarë

0 342

Policia e Shtetit, vijon aksionin e gjuajtjes të qytetarëve që kapen pa maska në rrugë. Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 421 qytetarë të cilët u konstatuan duke lëvizur në rrugë pa maska dhe u gjobitën me 3000 lekë gjobë e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.

4 prej personave të ndaluar për mosmbajtjen e maskave nuk kanë pasur mjetetet e identifikimit me vete ku më pas u dërguan në polici për t’u identifikuar. Gjatë kontrolleve janë konstatuar 7 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anti-covid.

Leave A Reply

Your email address will not be published.