Pa maska në rrugë, gjoba për 592 qytetarë në 24 orë

0 345

Policia e Shtetit është kudo në rrugë dhe në 24 orët e fundit ka vënë 592 gjoba me masë administrative 3.000 lekë për qytetarët që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.Nga ana tjetër, policia informon se është vënë edhe një masë administrative 1.000.000 lekë, për një subjekt që nuk respektoi masat anti-covid. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së Covid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Janë shoqëruar në Polici, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

”Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

Leave A Reply

Your email address will not be published.