Paga minimale, në 8 vite vetëm 4 mijë lekë rritje

0 331

Gjatë dy mandateve të qeverisë Rama paga minimale ka ndryshuar 2 herë. Në tetë vite ajo është rritur me vetëm 4 mijë lekë të reja. Kështu, në vitin 2013, kur në pushtet erdhën socialistët, paga minimale ishte në nivelin e 22 mijë lekëve. Përgjatë viteve ajo që është rritur deri në 26 mijë që është aktualisht. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pagës minimale deri në masën e 30 mijë lekëve nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Një rritje e menjëhershme me 4 mijë lekë në një vit elektoral, aq sa është rritur gjithsej paga minimale në tetë vjet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.