Pagë minimale prej 3500 dollarë në muaj, vendimin e merr ky shtet në Europë

0 365

Teksa vendet në të gjithë botën përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë nga Covid-19, Gjeneva ka hartuar një plan. Zvicra ka vuajtur nga një goditje e madhe në turizëm, si rezultat i koronavirusit, ka vendosur të prezantojë një pagë të re minimale mujore prej gati 3.500 dollarë duke e bërë atë pagën minimale më të lartë në botë.

Sindikatat lokale dhe partitë e majta në Gjenevë propozuan pagën e re minimale, e cila u miratua nga 500.000 votues të qytetit në një referendum, ose 58% e njerëzve. I njëjti propozim u refuzua në 2014 dhe 2011. Ndryshimi në opinionin publik duket se erdhi pas krizës financiare të shkaktuar nga pandemia.

Mendohet se rreth 30.000 punëtorë me paga të ulëta, do të përfitojnë nga ligji i ri i pagave, të cilët do të shohin që tarifa e re do të jetë pak më pak se £19.50, gati dy herë më e lartë se Franca fqinje. Më shumë se 300,000 punëtorë zviceranë jetojnë mbi kufirin në Francë sepse kostot janë shumë më të ulëta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.